Real Madrid ka marrë një barazim zhgënjyes në javën e fundit të kampionatit spanjoll kundër Levante-s, një ndeshje që “Los Blancos” e kanë luajtur në shtëpi.
Përveç dy pikëve të humbura, Zinedine Zidane rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë edhe mbrojtësin brazilian Marcelo.
Futbollisti është ndëshkuar me kartonin e kuq në minutat e fundit të atij takimi pasi ka goditur Vieira da Silva. Sipas rregullores, gjestet antisportive mund të ndëshkohen deri në katër javë pezullim. Kështu, pas skualifikimit prej pesë ndeshjesh të Cristiano Ronaldo, i cili ka shtyrë arbitrin në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelona-s, Real Madrid mund të mos ketë në dispozicion për një kohë të gjatë edhe brazilianin.
Javët e ardhshme duket se do të jenë shumë të vështira për trajnerin francez, i cili nuk do të ketë në dispozicion as Karim Benzema, me këtë të fundit që është dëmtuar pikërisht në ndeshjen kundër Levante-s. Sulmuesi pritet të mungojë për 4-6 javë.
https://www.youtube.com/watch?v=ow1Yj8gZ9CU
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi