Mes shumë paqartësive që rrethojnë Milanin për sezonin e ardhshëm, dy lojtarë duket se e kanë të qartë të ardhmen e tyre.
Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Ardon Jasharin dhe Strahinja Pavlovicin, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë karrierën me fanellën kuqezi, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht mungesës së Ligës së Kampionëve, ndryshimeve në klub dhe interesimit nga skuadra të tjera, të dy futbollistët e shohin Milanin si vendin ideal për të vazhduar zhvillimin e tyre.
Sa i përket Jasharit, mesfushori i kombëtares zvicerane ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të tij se prioriteti absolut është qëndrimi në “San Siro”.
24-vjeçari dëshiron të lërë pas sezonin e vështirë të kaluar, i cili u ndikua ndjeshëm nga dëmtimi i rëndë në fibulë (perone), dhe të tregojë potencialin e tij të plotë gjatë një sezoni të plotë.
Jashari ishte një nga investimet më të mëdha të Milanit verën e kaluar, me klubin që shpenzoi 34 milionë euro plus bonuse për transferimin e tij. Për këtë arsye, lojtari beson se largimi pas vetëm një sezoni nuk do të ishte vendimi i duhur.
Edhe pse interesimi për të nuk mungon, veçanërisht nga jashtë Italisë dhe nga Juventus, mesfushori nuk ka ndërmend të largohet.
Pavarësisht vështirësive të sezonit të kaluar, Jashari beson se mund të ketë një rol të rëndësishëm në ringritjen e Milanit dhe është i gatshëm të vazhdojnë aventurën e tyre në “San Siro”./Arbresh.info
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...