Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të kadidatëve për deputetë.
Deri tash janë procesuar 277 kuti votimi apo rreth 11.09%.
Nga VV deri tash më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Tek PDK po prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.
Nga LDK, pesë të parët janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Ndërkohë, tek AAK prijnë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Time Kadriaj.
Në njoftimin e KQZ-së theksohet se të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3