Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian, ku takohen dy kombëtaret që nuk e kanë shijuar humbjen ende.
Në finalen e “Euro 2020” do të takohen Italia dhe Anglia. Italianët e kërkojnë titullin e kampionit të Evropës për herën e dytë, kurse anglezët për herë të parë.
Mediat angleze kanë raportuar sot se futbollistët anglezë do të fitojnë 9.4 milionë sterlina në formë të bonuseve, nëse triumfojnë sonte ndaj italianëve.
Megjithatë, “Tre Luanët” kanë vendosur që bonuset e tyre t’i dhurojnë për shoqatat bamirësisë të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar), gjithmonë në rast se sonte shënojnë fitore.
Ndryshe, finalja mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet nga ora 21:00 në “Wembley”. /Zeri.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026