Manchester Unitedi është duke kaluar nëpër një verë tejet të ngarkuar, derisa i ka kompletuar vetëm dy transferime për sezonin e ri.
Djajtë e Kuq i transferuan Daniel Jamesin dhe Aaron Wan-Bissakan, ndërsa shpresojnë që t’i transferojnë së paku edhe tre lojtarë të tjerë.
Skuadra angleze po tenton që t’i transferojë, Nicolas Pepen nga Lille, Bruno Fernandezin nga Sporting Lisbona dhe Gareth Balen nga Real Madridi.
Zinedine Zidane ka bërë të ditur në një konferencë për media se uellsiani është afër largimit nga klubi, ndërsa Manchester United duhet t’i paguajë 80 milionë euro për shërbimet e tij.
Skuadra angleze po has në vështirës për t’i marrë shërbimet e mesfushorit të skuadrës portugeze, derisa po tentojnë ta rrëmbejnë edhe anësorin e Lilles.
Unitedi nuk heq dorë as nga transferimi i Harry Maguires nga Leicesteri, mirëpo rivalizohen nga Manchester City për shërbimet e mbrojtësit anglez. /Telegrafi/

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...