Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shkëlqyer gjatë ditës së sotme (e martë) në ndeshjen e skuadrës së tij, Alanyaspor ndaj Karagumruk.
Alanyaspor ka barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Karagumrukut në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.
Lojtari kryesor i vendasve në këtë barazim ishte reprezentuesi i Kosovës, Hadergjonaj.
Hadergjonaj fillimisht shënoi në minutën e 16-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 74-të ishte i saktë nga pika e bardhë për barazimin 2-2.
Vlen të theksohet se Hadergjonaj është njëri nga lojtarët kryesor te skuadra turke këtë sezon, ku ka zhvilluar 15 ndeshje deri tani.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale