Barcelona nesër përballet me PSG në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën e Kampionëve.
Para sfidës në konferencë për media ka dal trajneri, Hansi Flick, i cili ndër të tjera ka folur edhe për fantazistin Pedri, shkruan Arbresh.info.
Sipas gjermanit, 22-vjeçari nuk ka vetëm talent, por edhe karakter, aq sa ka marrë rol udhëheqësi në ekip.
“Pedri është zhvilluar shumë. E konsideroj lider në fushë, sepse në pozicionin e tij ai mund të jetë një lider i vërtetë”, tha Flick.
“Ai tashmë është pjesë e grupit të liderëve të skuadrës. Flas shpesh me të dhe kur ka një mendim ndryshe, ai e shpreh lirshëm. Kjo më pëlqen shumë tek ai”, shtoi trajneri.
Pedri ishte i 11-ti në renditjen e ‘Topit të Artë’, për këtë vit, mirëpo për shumëkë ai e meritoi të ishte edhe më lartë.
‘Magjistari’ spanjoll ka qenë vendimtar në secilën prej ndeshjeve të Barcelonës këtë edicion./Arbresh.info
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...