Trupa qeverisëse e futbollit do të takohet me sponsorët më të mëdhenj për të sqaruar gjithçka mbi akuzat për korrupsion ndaj 14 zyrtarëve të saj.
Fifa u takua me sponsorët e saj në gusht për të diskutuar reformat në trupën qeverisëse të futbollit, thotë një njoftim i sekretarit general, Jerome Valcke.
Që nga skandali i korrupsionit që shpërtheu në maj të këtij viti, Fifa është kritikuar nga Visa, McDonalds, Coca-Cola – tre sponsorët kryesorë të Kupës së Botës.
Në një njoftim, Visa kërcënoi se do të rishqyrtojë marrëdhënien me Fifa, ndërsa Valcke konfirmoi se në takim gjithçka do të sqarohet.
“Disa nga sponsorët kryesorë na kanë deërguar letra, prandaj ne u kemi dërguar një përmbledhje të gjithçkaje që ka ndodhur që nga viti 2012 në Fifa”.
“Do të ketë një takim muajin tjetër, që t’u sqarohet gjithë partnerëve çka ka ndodhur”.
Katërmbëdhjetë zyratrë, shumica me pozita të larta në Fifa, u akuzuan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për reket, konspiraci dhe korrupsion, në maj të këtij viti.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT