Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përmes të cilit do të bëhet organizimi i Ligës së Shkollave në futboll.
Memorandumi është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përcjell Arbresh.info.
Ky projekt i rëndësishëm ka për synim promovimin e sportit dhe zhvillimin e talenteve të reja në mesin e të rinjve.
Ky projekt do të implementohet nga organizata “Prishtina Tournament” dhe do të përfshijë 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës.
Në këtë iniciativë janë të përfshira edhe Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Sportit si dhe Shoqata e Sporteve Shkollore në Prishtinë, të cilat do të kenë rol kyç në realizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj lige.
Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të aktiviteteve sportive në shkolla dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e brezave të rinj përmes sportit më të dashur – futbollit./Arbresh.info
Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën...
Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Pari...
Suedia ul nivelin e rrezikut nga terrorizmi
Gjykata e Posaçme shpall masat e sigurisë për 14 të arrestua...
Rrahmani zyrtarisht kampion i Italisë me Napolin – dy ...
Prishtina luan në kualifikueset e Ligës së Evropës – këta ja...