Federata Botërore e Xhudos ka marrë vendim për të punuar një statujë të bronztë për xhudisten tonë kampione – Majlinda Kelmendin.
Kjo është konfirmuar nga trajneri i kampiones sonë olimpike, Driton Kuka, i cili njofton se gjithçka do të financohet nga Federata Botërore e Xhudos, shkruan portali arbresh.info.
“Federata Botërore e Xhudos, gjegjësisht presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në notë për të punuar statujën e bronztë për kampionen tonë olimpike”, shkruan trajneri i njohur në profilin e tij në Facebook.
“Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore”
Kuka më pas ka kërkuar ndonjë vend më meritor në vendin tonë se ku duhet të vendoset kjo statujë.
Kjo kryevepër do të punohet nga një kompani në New York./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...