Drita nesër e luan përballjen e parë të raundit të tretë në kualifikimet për Ligën e Evropës ndaj FCSB në Rumani.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal edhe trajneri i skuadrës nga Gjilani, Zekirija Ramadani, ku së bashku me të ishte edhe gardiani i portës, Faton Maloku.
Ky i fundit thekson se kjo sfidë është e vështirë mirëpo beson se mund të dalin me rezultat pozitiv.
“E dimë shumë mirë kë kemi përballë, por jemi përgatitur mjaft mirë. Nëse i zbatojmë ato që na ka treguar trajneri, besoj se do të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, u shpreh Faton Maloku.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 20:30 në “Arena Nationala” të Bukureshtit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...