Drita nesër e luan përballjen e parë të raundit të tretë në kualifikimet për Ligën e Evropës ndaj FCSB në Rumani.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal edhe trajneri i skuadrës nga Gjilani, Zekirija Ramadani.
Ndeshjen e nesërme ai e cilësoi të fortë.
“Nesër na pret një përballje mjaft e fortë kundër një skuadre shumë cilësore dhe me shumë traditë, pavarësisht një krize të vogël që çdo klub mund ta ketë. Ne jemi të gatshëm të japim maksimumin përballë një kundërshtari siç është FCSB”, tha fillimisht ai.
Ai më pas u pyet nëse ishte i befasuar me eliminimin e rumunëve nga Shkëndija e Tetovës.
“Nuk jam aspak i befasuar, sepse vij pikërisht nga Maqedonia dhe e njoh shumë mirë kualitetin e Shkëndijës. E pamë gjithashtu që pati edhe fatin me vete, dhe e dimë që në sport edhe fati sportiv luan rol të rëndësishëm”, u përgjigj Ramadani.
Ramadani vijon se ekipi tij është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
“Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë kundër një kundërshtari të fortë, dhe nuk e kemi nënvlerësuar aspak krizën që përmendet se është e pranishme te FCSB”, potencoi ai.
Për në fund ai komentoi edhe deklarata e trajneri të FCSB dhe presidentit të tyre.
“Deklarata e trajnerit të FCSB-së ishte shumë e matur dhe profesionale. Sa i përket deklaratës së presidentit, mendoj se çdo president ka luksin që ndoshta të jetojë edhe pa futboll”, u shpreh Zekirija Ramadani.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 20:30 në “Arena Nationala” të Bukureshtit./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...