Mbrëmë, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 3:2 dhe fitoi Superkupën e Spanjës, por ceremonia e ndarjes së medaljeve u shënua nga një situatë e tensionuar, e shkaktuar nga sjellja josportive e Kylian Mbappes.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Barcelonës u rreshtuan për të nderuar lojtarët e Real Madridit, të cilët shkuan të merrnin medaljet e vendit të dytë. Sipas protokollit, futbollistët e Realit më pas duhej të ktheheshin dhe të formonin një rresht për të nderuar fituesit.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Lojtarët e Real Madridit nuk i respektuan fituesit, dhe Kylian Mbappe luajti një rol kyç në këtë vendim.
Thibaut Courtois dhe disa lojtarë të tjerë të Realit, pasi morën medaljet e tyre, u drejtuan drejt futbollistëve të Barcelonës për të formuar një vijë, por në atë moment Mbappe, sapo kishte marrë medaljen e tij, filloi t’u thërriste dhe t’u tregonte që të largoheshin, duke u kërkuar të mos formonin rresht.
Lojtarët e Realit e dëgjuan dhe u larguan nga fusha, një veprim që u konsiderua si mungesë fair-play dhe u interpretua në mënyra krejtësisht të kundërta nga tifozët e dy klubeve.
Tifozët e Barcelonës e dënuan sjelljen e Mbappes duke e cilësuar atë si një humbës të keq, ndërsa tifozët e Real Madridit e lavdëruan, duke thënë se ai tregoi se është një “madrilen” i vërtetë.
Ndërkohë, ndryshe nga Mbappe, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ndoqi protokollin zyrtar, iu afrua lojtarëve të Barcelonës dhe i uroi secilin prej tyre individualisht për fitoren. /Telegrafi/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...