Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë disa ndryshime sa i takon trajnerëve në ekipet kombëtare të moshave.
Ajo që bie në sy është rritja në detyrë e trajnerit Ervin Bulku i cili pas suksesit me Shqipërinë U17, tashmë do të kalojë në drejtimin e kuqezinjve U19 si dhe do të jetë përgjegjës për grupmoshën U18.
Kujtojmë se më parë skuadra kombëtare U19 drejtohej nga tekniku i njohur shkodran, Armando Cungu, por që tashmë do të kalojë në “duart” e Bulkut.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se do të ketë disa ndryshime në stafet e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-19. Trajneri i Kombëtares U-15 do të vazhdojë të jetë Armand Damo, i cili do të jetë përgjegjës edhe për grup-moshën U-14.
Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Ardi Behari, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-18 dhe do të jetë. Behari do të jetë gjithashtu përgjegjës edhe për grup-moshën U-16.
Ndërkaq, trajneri Ervin Bulku, i cili deri tani ka drejtuar ekipin U-17 sezonin e fundit dhe që arriti të kalonte deri në fazën Elite Round të Europianit për moshën U-17, do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19 dhe do të jetë përgjegjës për grup-moshën U-18.
Kombëtarja U-21 do të vazhdojë të drejtohet në sezonin e ri nga trajneri Alban Bushi dhe i njëjti staf teknik.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...