
Elseid Hysaj
Chelsea i është bashkuar Manchester United dhe Arsenalit në garën për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.
Lideri në Premierë Ligë ka kërkuar transferimin e yllit shqiptar edhe në të kaluarën, shkruan portali arbresh.info.
23-vjeçari tashmë ka bërë 160 paraqitje te Napoli në Serie A dhe gjithashtu ka bartur shiritin e kapitenit te skuadra kombëtare, gjë për të cilën vlerësohet se është i pjekur mjaftueshëm për transferim në Premierë Ligë.
‘Talksport’ ka vendosur Husajn në listën e gjashtë shënjestrave të mundshme të Chelseat për mbrojtje.
Cedric Soares (Southampton), Jeremy Toljan (Hoffenheim), Andrea Conti (Atalanta), Nelson Semedo (Benfica) dhe Davide Zappacosta (Torino) janë gjashtë futbollistët tjerë që shihen si shënjestër e Antoine Contes për të zëvendësuar Victor Mosen.
Ish ylli i Wiganit është lënduar së fundmi duke detyruar gjigantin anglez të kërkoj për zëvendësues të tij./arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...