Tashmë gjithçka është e kryer, MIchael Carrick do ta marrë drejtimin e Manchester United.
Vetëm disa ditë pasi u shkarkua Ruben Amorim, Man United ka vendosur ish-lojtarin e tyre ta drejtoj skuadrën, shkruan Arbresh.info.
Sipas Fabrizio Romanos, Carrick do të nënshkruaj një kontratë afatshkurte, e cila e mban në stolin e ‘Djajve të Kuq’ deri në fund të sezonit.
Klubi ka miratuar marrëveshjen me Carrick dhe stafin e tij, ndërsa hapat formalë për finalizimin e kontratës priten të përfundojnë së shpejti.
Ai ka qenë kandidati kryesor për këtë pozicion gjatë 48 orëve të fundit, dhe njoftimi zyrtar pritet së shpejti.
Man United nuk po kalon në formë aspak të mirë, madje të dielën u eliminua edhe nga FA Cup, pasi u mposht në “Old Trafford” nga Brightoni 2-1./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...