Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, vazhdon të spikasë në kampionatin elitar të Koresë së Jugut.
Të shtunën, ai realizoi dy gola vendimtarë në triumfin 2-1 të Gwangjus kundër Anyangut, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të rëndësishme.
Takimi i vlefshëm për javën e tretë nisi me avantazhin e Anyangut, që kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e Bruno Motas. Megjithatë, Gwangju arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, falë shkëlqimit të Asanit.
Sulmuesi shqiptar barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 89-të vulosi fitoren me një gol të bukur, të ndihmuar edhe nga një devijim.
Me këtë dygolësh, Asani e çon në tre numrin e golave në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Pas tre javësh kampionat, Gwangju numëron pesë pikë dhe vazhdon garën me ambicie të larta. /Telegrafi/
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...
Rama: Rojat private që morën zvarrë protestuesin duhet të is...
Osmani ndan pamje nga takimi me qytetarët në Grashticë: Mikp...
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...