Dukagjini ka arritur të shënoj një fitore shumë të madhe, madje me rikthim ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1 për klinasit, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët nga Drenasi që shënuan pjesën e parë me anë të Sokol Kiqinës.
Por në pjesën e dytë, vendasit u rikthyen fuqishëm dhe barazuan me anë të Hekuran Berishës.
Golin e fitores për Dukagjinin e shënoi Egzon Sinani.
Me këtë triumf skuadra e Ismet Munishit ngritët në pozitën e gjashtë me 40 pikë kurse Nikli ka 15 pikë pas 31 xhirosh dhe nga sezoni i ardhshëm do bëj gara në Ligën e Parë./Arbresh.info
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve