Ballkani e ka ndalur me barazim 1-1 Dritën në ndeshjen e luajtur për xhiron e 33-të në elitën e futbollit kosovar.
Pas 16 minutash, Sunday Adetunji realizoi për 1-0 në të mirë të Ballkanit, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pas pesë minutash vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi Eris Abedini u ndëshkua me karton kuq.
Drita e shfrytëzoi këtë dhe në minutën e 32-të barazoi rezultatin me një super gol të Besnik Krasniqit.
E në minutën e 90-të, një tjetër karton i kuq në ndeshje shkoi për futbollistët e Ballkanit, kësaj radhe për Geralb Smajlin.
Gola tjerë nuk pati dhe dy skuadrat fituan nga një pikë.
Drita si kampion i ri i Kosovës ka 70 pikë në krye të tabelës, derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 58.
Ndeshjen e radhës Ballkani e luan në udhëtim te Ferizaj, derisa Drita e pret në shtëpi Dukagjinin./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...