Drenica ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme në luftë për Superligë në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë, grupi A.
Drenicakët mposhtën bindshëm me rezultat 3-0 Trepçën, shkruan Arbresh.info.
Një hattrick nga Kreshnik Uka i dha fitoren e madhe kuqezinjve. Fillimisht ai shënoi në minutën e 14-të për 1-0.
Tetë minuta më vonë Uka dyfishoi rezultatin.
Kurse hattrickun e kompletoi në minutën e 61-të, kur realizoi për 3-0. Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Drenica arkëtoi tre pikë të mëdha.
Pas kësaj fitore skuadra e Bylbyl Sokolit prinë në tabelën e grupit A në Ligën e Parë me 45 pikë, pesë më shumë se Trepça ’89, Liria dhe Vëllaznimi, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund./Arbresh.info
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...