Drenica ka bërë të ditur se kanë mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Altin Vojovda.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit drenicas, shkruan Arbresh.info.
“Klubi Futbollistik Drenica njofton opinionin publik se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Altin Vojvoda, me marrëveshje të ndërsjellë.”
“KF Drenica e falënderon Altin Vojvodën për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Anësori këtë edicion ka pasur 16 paraqitje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...