Ylli i PSG-së, Angel di Maria ka shpjeguar arsyen pse u largua nga Manchester United.
Pritej që argjentinasi të shkëlqente në “Old Trafford” në vitin 2014, por asnjëherë nuk arriti të gjejë formën që kishte te Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Di Maria nuk u përshtatet me formacionin e Louis van Gaal, i cili preferonte taktikat kundërsulmuese.
Lidhjet jo të mira me trajnerin ishte një ndër shkaktarët kryesor pse u largua në Angli, për t’iu bashkuar “Parisienëve”.

“Nuk kisha lidhje të mirë me trajnerin, pra mendoj se vendimi t’i bashkohem PSG-së, ishte zgjedhja e duhur”.
“Jeta në Angli ishte pak e vështirë. Nuk është lehtë për një amerikan të jugut. Disa njerëz përshtaten mirë dhe për disa është vështirë të adaptohem”.
“Familja ime nuk ishte e lumtur. Vajza ime ishte duke vuajtur. Pra, ishte e rëndësishme që të largohem”, deklaroi ai.
Di Maria pas një viti u transferua në “Parkun e Princave”, klub në të cilin vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer./arbresh.info.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur