Lazio dhe Roma kanë mbyllur derbin e kryeqytetit italian me rezultat baras 1-1 në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll pa gola, me dy golat që erdhën në etapën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht shënuan vendasit në minutën e 47-të me anë të Romagnolit, pas një asistimi nga Pellegrini.
Ndërkohë pas golit të pësuar Roma filloi sulmet dhe në minutën e 69-të, barazoi me Soule.
Deri në fund, përballja nuk solli gola tjerë dhe sfida përfundoi baras.
Me këtë barazim, Lazio ka 56 pikë dhe është në pozitën e gjashtë kurse Roma është një vend më poshtë me 53 sosh./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026