Futbollisti belg, Kevin de Bruyne do t’i jap karrierës së tij tek Manchester City këtë verë me skadimin e kontratës së tij.
Ai nuk do të vazhdoj kontratën dhe sa i përket kësaj ka dhënë një intervistë për Daily Mail, shkruan Arbresh.info.
“Ishte paksa shokuese, Manchester City nuk më bëri ofertë për një marrëveshje të re.”
“Unë nuk kisha ofertë nga ta përgjatë tërë vitit. Dhe, City e mori vendimin. Është e qartë se isha paska i befasuar, por më duhet ta pranoj këtë”.
“Sinqerisht, mendoj se mund të performoj ende në këtë nivel, siç po e demonstroj tani. Por, e di që në fund klubet i marrin vendimet.”
“Nuk jam 25 vjeç më, por ndiej se ende mund ta bë punën time. Jam i hapur për diçka të re, pasi ta shoh krejt atë që do të më shfaqet përpara.”
“Jam duke i shikuar aspektet sportive, familjen dhe gjithçka së bashku. Ajo që luan më së shumti rol për mua është familja.”
“Me të vertëtë e ndiej se mund të luaj ende në nivele të kënaqshme”, u shpreh De Bruyne.
Belgu me Cityn ka luajtur gjithsej 416 ndeshje derisa ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar 177 asistime./Arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...