Roma është njëra nga skuadrat me më së shumti tifozë këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Përkundër se nuk janë në garë për titullin e kampionit, Giallorosët thuajse në çdo ndeshje e kanë stadiumin e stërmbushur.
Jose Mourinho ka rikthyer entuziazmin në kampin verdhekuq dhe gjiganti italian tani do t’i luaj dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Konferencës, ndaj Leicester Cityt.

Ndeshja e parë zhvillohet në Angli më 28 prill, derisa ajo e kthimit një javë më vonë në Olimpico të Romës.
Për ndeshjen e kthimit tanimë biletat kanë dalë në shitje, ku ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët e Romës për të blerë një biletë.
Hiq më pak se 130 mijë tifozë kanë kërkuar një biletë në ditën e parë që ato janë nxjerrë në shitje.

Mediat italiane kanë njoftuar se qysh ditën e parë që biletat janë nxjerr në shitje ato janë shitur të gjitha pasi kërkesa për të pajisur me një të tillë ka qenë jashtëzakonisht e lartë.
Olimpico pritet që të jetë i stërmbushur në sfidën e kthimit gjysmëfinale, njëjtë si në çerekfinale ndaj Bodo/Glimt ku nuk kishte asnjë biletë në treg për tu shitur.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro