Yjet e Juventusit kanë bërë udhëtimin e tyre në Amsterdam para ndeshjes çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit.
Cristiano Ronaldo, i cili fillimisht ka qenë në dyshime për këtë ndeshje për shkak të lëndimit, do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës duke i dhënë shpresa të mëdha skuadrës së Juves para takimit të parë, transmeton portali arbresh.info.
Ylli portugez është parë duke pozuar në një foto me bashkëlojtarët e tij në aeroplan kur u larguan nga Torino pasditen e sotme (e martë).
Ronaldo tani pritet të luaj në disa pjesë të ndeshjes të së mërkurës pas rikuperimit në kohë nga lëndimi në kofshë.
34-vjeçari mori pjesë në stërvitjen e fundit para largimit për në Holandë.
Të dy skuadrat kanë besim të madh pas rikthimeve sensacionale nga disavantazhi për kalim në këtë pikë./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...