Liverpooli është në bisedime me Monacon për të bërë një marrëveshje në janar në mënyrë që të sigurojnë transferimin e Thomas Lemarit.
Gjiganti anglez e sheh mesfushorin Thomas Lemar si një zëvendësues të Philippe Coutinhos, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës brenda këtij muaji, transmeton portali arbresh.info. ‘Daily Record’ raporton që ylli i Monacos do të jetë lojtari i ri i “Redsave” në rast se Coutinho shitet.
“Ata kanë qenë në negociata me Thomas Lemarin nëse çmimi i kërkuar për Coutinhon paguhet nga Barcelona”, raporton gazetari Duncan Castles për ‘Daily Record’.
“Pra, parat që marrin ata me shitjen e Coutinhos do të shfrytëzohen për të nënshkruar me Lemarin nga Monaco, nëse ndodhë marrëveshja me Coutinhon”
Thomas Lemar është kërkuar edhe nga rivali i Liverpoolit në Premierë Ligë – Arsenali./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...