Manchester City ka bërë ofertën e fundit për anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Klubi nga Ettihad Stadium ka bërë ofertën e fundit për lojtarin e Leicesterit, në tentim për të mbyllur sagën transferuese mjaft të përfolur.
City fillimisht bëri ofertë të plotë në formë të parave.
Megjithatë, City tash ka ndryshuar ofertën duke bërë ofertë me të holla plus edhe një lojtar që kapë vlerën e 65 milionë funtesh.
Sky Sports nuk e ka zbuluar emrin e lojtarit për të cilin bëhet fjalë, por thuhet se kjo është oferta e fundit e Cityt për algjerianin.
Mahrez është kërkuar më parë edhe nga skuadra e Liverpoolit.
City për të ka mposhtur një varg të skuadrave të mëdha, teksa thuhet se ka mbetur të arrihet vetëm marrëveshja me klubin. /arbresh.info/
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...