Chelsea raportohet se ka ofruar 33 milionë euro përfshirë edhe 5 milionë euro bonuse për mbrojtësin Antonio Rudiger në mënyrë për të bindur atë të transferohet te Roma.
“Giallorossët” kanë hequr Rudigerin nga merkato, por pas dështimit të transferimit të Kostas Monolas te Zeniti, ata duhet të gjejnë fonde të reja diku tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në mediat italiane, oferta e shtruar në tavolinë nga Chelsea është mbi 30 milionë euro.
‘Sky Sport Italia’ madje specifikon shumën duke thënë se është 33 milionë euro, përfshirë 5 milionë euro të tjera bonuse.
Kjo është një shifër që besohet se Roma do ta pranojë, megjithëse mbetet të shihet nëse reprezentuesi gjerman do të bie dakord gjithashtu me kushtet personale.
Qendërmbrojtësi i fuqishëm 24-vjeçar u transferua te gjiganti italian nga VfB Stuttgart në vitin 2015 për 13 milionë euro./arbresh.info
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë