Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, ka folur për përleshjen që kishte ndodhur më 10 tetor 2014-të në ndeshjen kundër Serbisë.
Ai tregoi edhe disa detaje të padëgjuara më parë edhe konfrontimin fizik me tifozin serb që ndodhi atë natë.
“Në këtë fotografi është një histori interesante. Se unë kur rashë në tokë me këtë “mikun” tonë, këtë dorën e majtë ai ma kishte kafshuar këtë gishtin edhe ka qenë duke ma këputur me dhëmbë. S’kam mundur ta qëlloj ashtu si kam dashur unë, dy herë e kam qëlluar derisa është trollosur, pastaj kam mundur ta heq dorë kur është trullosur pakëz”, tregoi ai në emisionin Oxygen.
Në short, Shqipërisë i ka rënë të përballen sërish mes vete, veçse tani në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme