Ndeshjes interesante ishte ajo e javës së 12-të të Bundesligas, ku Borussia Dortmund shënoi fitore si mysafir ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 2-1.
Dy skuadrat që janë pjesë e kreut të renditjes, e nisën që në start në sulm.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur Julian Brandt shënoi për 1-0, shkruan telegrafi.
Por vetëm pas pesë minutash mysafirët barazuan në 1-1 me golin e Daichi Kamadas.
Frankfurti kishte raste të mira pa u mbyllur pjesa e parë, por që nuk i shfrytëzoi.
Më të filluar pjesa e dytë, talenti Jude Bellingham shënoi për 2-1 në minutën e 52-të.
Frankfurti u sul drejt portës së kundërshtari dhe edhe pse kishte shumë raste, nuk arriti asnjë ta kthejë në gol.
Borussia Dortmund pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë më 22 pikë, ndërsa Frankfurt mbi në të pestin me 20 pikë.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...