Boksierët e Kosovës nisen sot për në Beograd

00:26 | 23 Tetor 2021

Kombëtarja e Kosovës në boks pas mesnate do të niset për në Beograd, ku do të merr pjesë në në Kampionatin Botëror të boksit amator.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, njofton Klankosova.tv.

“Ne nga dita e dita e djeshme kemi kontaktuar me Ministrinë e Sportit, kemi thirrur gjithashtu në Beograd dhe në Zvicër, gjatë ditës së sotme kemi pasur tri thirrje nga Zvicra nga zyra e kryetarit të AIBA-s, dhe të gjitha përgatitjet për të shkuar në Beograd janë të sigurta”, tha Demolli.

“Nëse ndodh ndonjë gjë, është në gjendje kryetari i AIBA-s, të ndërmarrë masa me qeverinë e Serbisë dhe të vin nga kufiri dhe të na përcjellin, deri në hotelin ku jemi vendosur”.

Ai gjithashtu tha se do të marrim pjesë me të gjitha simbolet e shtetit, teksa nëse nuk do të na lejohet do të tërhiqemi.

Të tre boksierët që do të marrin pjesë u shprehën se janë të gatshëm dhe të motivuar.

Lajmet më të lexuara