Besa Famgas e Kastrioti kanë luajtur tjetër top-ndeshje në gjysmëfinale të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në hendboll.
Besa mundi Kastriotin, me rezultat 31-29, të shtunën mbrëma në ‘Karagaçi’ të Pejës, duke barazuar rezultatin në 1-1 në serinë e gjysmëfinale. Në finale do të kalojë skuadra që e fiton ndeshjen e tretë, që luhet në Ferizaj.
Ndeshja e së shtunës ishte shumë e fortë dhe me plot duele e gola të bukur. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa pas 30 minutave ferizajasit ishin një gol para, 17:16.
Në fillim të pjesës së dytë më shumë shfaqën lojtarët e Kastriotit, por më pas vendasit morën kontrollin. Besa u shkëput deri në katër gola, ndërsa fundi ishte dramatik. Kastrioti u afrua në një gol, por pa ia dalë të barazojë. Dhe kështu fitorja e festa ishte për pejanët.
Olsi Mulaj i shënoi 8 gola për Besa Famgas. Nga gjashtë i realizuan Balsha Çejoviq e Amar Muqolli, ndërsa pesë i kishte Vladimir Stankoviq.
Te Kastrioti, Yassine Henahen i shënoi 10 gola, kurse 9 i kishte Deniz Terziqi. Wadi Chebbi bëri pritje të shumta po ashtu.
Ndeshja e tretë gjysmëfinale zhvillohet pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës./rtk
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran