Sulmuesi i Bolognas, Federico Bernardeschi, ka reflektuar mbi periudhën e tij te Juventusi, duke zbuluar se bërthama italiane e klubit dhe vlerat e trashëguara nga liderët ishin çelësi i dominimit të gjatë të bardhezinjve.
Duke folur në podcastin BSMT, Bernardeschi kujtoi ndikimin e figurave kyçe te “Zonja e Vjetër”.
“Juve që përjetova unë gjithmonë e përqendronte thelbin e saj te italianët. Buffon, Bonucci, Chiellini, Marchisio, Barzagli – ata të mësonin çfarë do të thoshte të ishe pjesë e Juventusit, të respektoje rregulla të caktuara. Një ditë do të ishte radha jote t’i përcillje këto vlera. Ky ishte sekreti i Juventusit”, deklaroi Bernardeschi.
I rikthyer në Serie A pas tre vitesh te Toronto në MLS, Bernardeschi ka gjetur menjëherë një ambient pozitiv te Bologna.
“Ka një grup të bukur këtu, me vlera të rëndësishme. Më pritën shumë mirë shokët e skuadrës, qyteti dhe tifozët”, deklaroi ai.
Bernardeschi pranoi se rikthimi në Itali ishte i lidhur ngushtë me ambicien e tij për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme.
“U ktheva edhe për Kupën e Botës. Fitova Kampionatin Evropian, por nuk kam luajtur kurrë në një Botëror. Ajo përvojë më mungon”, nënvizoi ai.
Sulmuesi 31-vjeçar iu bashkua Bolognas këtë verë si lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit shtesë. /Telegrafi/
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...