Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit përfundoi me rezultat 3-3.
Njëri ndër më të mirët në këtë sfidë ishte padyshim, Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.
Yamal shënoi një gol të bukur dhe goditi një shtyllë.
E mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, pati disa fjalë për yllin e Barcelonës.
“Lamine është anësori më i mirë në botë, dhe kur dikush bën diçka si ajo që bëri ai, duhet t’i themi bravo”, tha shkurtimisht ai pas ndeshjes në një prononcim.
Sfida gjysmëfinale e dytë luhet javën e ardhshme saktësisht me 6 maj në “Giussepe Meazza”./Arbresh.info
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira