Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me katalanasit

17:46 | 20 Prill 2026
D.H

Alessandro Bastoni po vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për përforcimin e repartit defensiv gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të fundit, gjithnjë e më shumë po krijohen rrethanat që mbrojtësi italian të përfundojë në “Spotify Camp Nou” për sezonin e ardhshëm.

Italiani është shumë i interesuar për një transferim te Barcelona, madje kjo është prioriteti i tij kryesor. Ai dëshiron vetëm fanellën blaugrana, duke e bërë këtë transferim edhe më të mundshëm nga ana personale e lojtarit.

Megjithatë, një pjesë e rëndësishme mbetet qëndrimi i Interit, i cili duhet të jetë i gatshëm të negociojë me klubin katalanas.

Sipas deklaratave të drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, duket se dera nuk është plotësisht e mbyllur.

“Bastoni? Nëse dikush e dëshiron, le të na telefonojë,” tha Ausilio gjatë një konference të shkurtër për media në eventin “Inside The Sport 2026” në Coverciano.

Megjithatë, ai theksoi se klubi italian synon ta mbajë lojtarin.

“Ai ka kontratë me Interin dhe deri më sot nuk ka asnjë shenjë që e ardhmja e tij është larg këtu. Nuk e di çfarë thuhet në Spanjë, por ne jemi shumë të kënaqur me atë që ai ka dhënë për Interin dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të japë shumë. Nëse dikush është i interesuar, i ka numrat tanë të telefonit”, deklaroi ai.

Bastoni u transferua nga Parma në vitin 2019 tek Interi dhe ka një kontratë të vlefshme me zikaltrit deri në vitin 2028./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale