Drejtuesit e Barcelonës po diskutojnë mundësinë e një lëvizjeje për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas mediumit të njohur Le10Sport, Aubameyang është shfaqur si një emër ideal për të zëvendësuar përfundimisht Luis Suarezin te Barça.
Bordi i drejtuesve të klubit katalunas po diskutojnë disa mundësi, por ylli i Arsenalit gjendet i pari në listën e tyre të dëshirave.
Për momentin, asnjë qasje serioze nuk është bërë te Topçinjtë, por ka konsideratë brenda Barçës për bërjen e një lëvizje në janari për sulmuesin.
Inkurajimi i katalunasve është refuzimi i Aubameyangut për të konsideruar bisedime mbi kontratën e re – pavarësisht se u emërua kapiten i klubit javën e kaluar.

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...