Girona ka arritur të shënoj fitore të madhe duke e mposhtur në shtëpi Barcelonën me rezultat 2-1.
‘Katalanasit’ patën mundësi të artë ta kalonin në epërsi në pjesën e parë, por goditja e Yamal u ndal nga shtylla, shkruan Arbresh.info.
Krejt në fund të pjesës së parë, Barca fitoi peanllati. Përgjegjësinë për goditje e mori, Lamine Yamal i cili e goditi shtyllën sërish, dhe humbi mundësinë e artë për të dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Pavarësisht këtyre rasteve, mysafirët nuk u ndalën dhe në minutën e 59-të, kaluan në avantazh me Cubarsin.
Nuk vonoi shumë dhe pas tre minutash, Lemar barazoi rezultatin.
Tre minuta para fundit, Beltran realizoi për 2-1. Deri në fund skuadra tentoi ta barazoj rezultatin por pa ia arritur dot.
Në minutat shtesë, Barcelona kërkoi një penallti, por gjyqtari mendoi ndryshe.
Krejt në fund, Roca u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në Lamine Yamalin.
Pas kësaj disfate, Barcelona humb pozitën e parë dhe tashmë ndodhet në pozitën e dytë me 58 pikë, dy më pak se Reali.
Kurse, Girona fiton tre pikë të arta dhe ngritet në pozitën e 12-të me 29 sosh.
Ndeshjen e radhës, Girona e luan ndaj Alavesit në udhëtim kurse Barca takohet me Levanten në shtëpi./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur