Barcelona po vazhdon lëvizjet në merkato, ku emri më i përfolur për repartin defensiv mbetet ai i qendërmbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni.
Megjithëse në mediat italiane marrëveshja është raportuar si e kryer, sipas Mundo Deportivos, pranë klubit katalanas dhe rrethit të lojtarit theksojnë se gjithçka varet ende nga miratimi përfundimtar i trajnerit Hansi Flick, shkruan Arbresh.info.
Pa një “po” të teknikut gjerman, transferimi nuk do të marrë formë përfundimtare.
Sipas raportimeve, Barcelona dhe Bastoni tashmë kanë avancuar ndjeshëm në negociata për një kontratë afatgjatë prej pesë sezonesh, e cila do ta mbante mbrojtësin italian në “Camp Nou” deri në vitin 2031.
27-vjeçari është i gatshëm të bëjë sakrifica për të veshur fanellën blaugrana. Ai pritet të përshtasë kërkesat financiare për t’iu përmbajtur rregullave të “fair play”-t financiar dhe madje është i hapur të ndihmojë edhe në negociatat mes dy klubeve.
Bastoni synon të zhvillojë bisedime direkte me drejtuesit e Interit për të kërkuar largimin drejt Barcelonës, e cila konsiderohet si destinacioni i vetëm që do ta bindte të largohej nga klubi ku është rritur si futbollist. Nga ana tjetër, drejtuesit zikaltër fillimisht kanë vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, që sipas mediave italiane arrin në 70-80 milionë euro.
Aktualisht, mbrojtësi është i fokusuar te sezoni me Interin, ku është pranë fitimit të një tjetër titulli në Serie A. Megjithatë, ai po pret me interes një sinjal nga Barcelona, konkretisht një telefonatë nga drejtori sportiv Deco, pasi të merret miratimi përfundimtar nga Flick.
Java në vijim pritet të jetë vendimtare, pasi trajneri gjerman dëshiron fillimisht të konsolidojë objektivat aktuale të skuadrës, përpara se të japë dritën jeshile për afrime të reja./Arbresh.info
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...