Liridon Kalenderi është automobilisti i parë shqiptar që e fiton një garë të disiplinës malore e vlefshme për Kampionatin Evropian.
Ai ka triumfuar në garën që u mbajt në Saint Ursane të Zvicrës.
Me Mitsubishi Evo IX, Kalenderi ka dominuar absolutisht në të dyja vozitjet e garës. Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometrash ai e ka kaluar me kohën e përgjithshme prej 4:38.704 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke krijuar epërsi bindëse prej 30 sekondave ndaj të dytit, çekut Tomas Vavrinec, i cili udhëheq në plasmanin e përgjithshëm në Grupin N dhe është kandidati më serioz për titullin e kampionit.
“Jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur, i cili realisht nuk ka qenë aspak i lehtë të arrihet. Përveç investimeve të mëdha, unë edhe kam rrezikuar shumë, por kjo është natyra ime. Gjithmonë jam optimist, kam besuar se mund të arrij këtë sukses dhe fatmirësisht ia dola”, ka thënë Kalenderi pas fitores historike, përcjell Koha.net. Ai ka theksuar se, po të lejonin kushtet atmosferike me shumë gjasë do ta thyente edhe rekordin e shtegut nga i cili e ndau vetëm një sekondë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...