I ri, i talentuar, magjik me topin në këmbë – kështu mund të përshkruhet 19-vjeçari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Futbollisti i talentuar, që në janar ka Genkun për të kaluar te Baseli, po kalon momente të vështira në karrierën që veçse ka nisur për të, raporton Gazeta Express.
Ai nuk po gjen minuta te Baseli, ndërsa është vërshuar nga kritikat për paraqitjet me Kosovën, në barazimet 2-2 me Danimarkën dhe 1-1 me Bullgarinë, që të dyja të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, këto kritika nuk pajtohet trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
Në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin, trajneri 67-vjeçar tha se as Bersant Celina e Milot Rashica nuk kanë qenë në këto nivele në moshën e Edon Zhegrovës, andaj ka kërkuar durim me 19-vjeçarin e Baselit.
“Nuk pajtohem me këto kritika. Zhegrova është i ri, ka shumë talent, për mua ai është një lojtar i së ardhmes”, tha Challandes.
“Ne normalisht presim shumë nga Edon Zhegrova dhe duhet të kemi durim me të”.
“E di se ai mund të luajë më mirë, por ai është i ri i talentuar. As Celina dhe as Rashica nuk ishin në të njëjtin nivel si tani, kështu që duhet të presim”. /Gazeta Express/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...