Arthur Melo pritet që shume shpejt të largohet nga ‘Allianz Stadium’.
Juventusi po kërkon t’i thotë lamtumirë mesfushorit brazilian Arthur dhe kështu ai nuk do të jetë me ekipin në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai bëri 20 paraqitje në Serie A, por që nuk arriti të linte gjurmë me ‘Zonjën e Vjetër’.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Juventus po kërkon të huazojë Arthurin këtë verë në mënyrë që të mos pësojë humbje financiare.
Paga e tij prej 5 milionë euro neto për sezon dhe barra prej 47 milionë euro në buxhet e bëjnë atë një lojtar të shtrenjtë për t’u mbajtur, kështu që ai mund të transferohet në Barcelonë ose në Premier Ligë së shpejti.
Arthur nuk do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në ShBA për shkak të lëndimit, por disa sugjerojnë se kjo është thjesht një shenjë e planifikimit të klubit për një të ardhme që nuk përfshin brazilianin. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...