Problemet tek skuadrat në Ligën e Parë vazhdojnë, dhe një rast i tillë së fundmi ka ndodhur tek Vushtrria.
Futbollisti i cili iu bashkua klubit vushtrrias këtë verë, Ardian Musliu është larguar pas një kohë të shkurt, shkruan Arbresh.info.
Reagimi i tij ka qenë i ashpër pas largimit, ku përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook i ka quajtur ish-klubin e tij “të pabesë dhe jo-profesional”.
“Largohem nga një klub që kam menduar që ka persona të ndërgjegjshëm dhe profesional po aty gjeta vetëm persona jo profesional dhe te pa besë të cilat i treguan ndaj meje në kohën dhe në ditët e fundit kur kampionati veç se po fillon”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos, nëse Musliu do t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër apo do të mbetet pa klub në gjysmën e parë të sezonit.
Vushtrria e nisi edicionin me barazim 1-1 ndaj Besa Peja në fundjavë. Kujtojmë se kjo skuadër sezonin që lamë pas arriti deri në barazh të Superligës, aty ku u eliminua nga Llapi, vetëm pas ekzekutimit të penalltive./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...