Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Republikën e Çekisë më 12 tetor në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Mirëpo tani kanë filluar të shfaqin probleme tek skuadra kuqezi, shkruan Arbresh.info.
Njëri ndër lojtarët kyç tek Shqipëria, Ardian Ismajli ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Empoli.
Ismajli është obliguar të largohet nga ndeshja në minutën e 51-të, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.
Stafi mjekësor i skuadrës italiane, ende nuk kanë dalë më deklaratë zyrtare për të treguar shkallën e lëndimit.
Te kombëtarja dhe Empoli stafet teknike shpresojnë që Ismajli të mos ketë një dëmtim serioz dhe të rikthehet në fushë sa më shpejt, gjithsesi deri në kryerjen e analizave Sylvinho mbetet në “ankth”. /Arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...