Bazuar në raportet në Itali, Angel Di Maria është i interesuar për transferim në Serie A.
Agjenti i anësorit argjentinas ka qenë në kontakt me kampionin në fuqi të Italisë, Juventusin, në mënyrë për t’i informuar ata për situatën e tij, pasi kontrata aktuale e lojtarit në Paris Saint Germain skadon në qershor, transmeton portali arbresh.info.
Duke marrë parasysh që lojtari ka qenë tashmë në disa nga top ligat evropiane dhe se është në të 30-tat e hershme, duket se Angel Di Maria dëshiron të shtoj Italinë në listën e tij para se t’i jap fund karrierës së tij.
Por, për shkak të kërkesës së pagës së tij mbi 10 milionë euro, Juventusi thuhet të mos jetë aq i interesuar për të nënshkruar me të.
Nëse ajo shifër bie në një pikë brenda muajve të ardhshëm, atëherë ata mund ta konsiderojnë nënshkrimin me të, por aktualisht, e ardhmja e Di Marias vazhdon të mbetet e panjohur./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...