Manchester United me Ruben Amorim po vazhdon me rezultatet negative.
“Djajtë e kuq” kanë humbur nme rezultat 0-2 ndaj Newcastle dhe tani ndodhen në vendin e 14 në renditje, shumë më afër zonës së mbijetesës sesa asaj të Evropës, për të mos përmendur titullin.
Golat e Isak dhe Joelinton vendosën ndeshjen brenda 19 minutash.
Por ajo që bërë sot përshtypje ishte mungesa e dëshirës nga djajtë e kuq për të luajtur, veçanërisht në pjesën e parë dhe për më tepër që vinin nga shumë humbje, ku duhej të reagonin.
Në minutën e 31 të ndeshjes, Man Utd numëronte 0 goditje drejt portës, ndërsa Neëcastle kishte 10. Goditjet në portë ishin 0-4, ndërsa ato jashtë portës 0-2. Gjithashtu goditjet e bllokuara 0-4, ndërsa shanset e arta 0-3.
Pas ndeshjes, foli edhe trajneri Ruben Amorim i cili u shpreh se skuadra e tij ishte më e dobët se kundërshtari.
“Nëse do ta ndiej që është më e mira për ekipin, do të largohem, por i qëndroj idesë time, do të vazhdojë deri në fund. Nuk e ndryshojë idenë time, filozofinë time. Mund të ndryshoj diçka të vogël, taktikisht, e bëj në çdo ndeshje, por jo më shumë. Nëse fillon të ndryshosh sepse po humbet dhe nuk ke rezultatet e duhura, është fundi për çdo trajner. Unë jam punësuar këtu për shkak të idesë time. Nuk mund të shkojmë mbrapa, kemi shumë pak stërvitje së bashku. Është e vërtetë, Man Utd është në luftë për mbijetesë dhe ne duhet të luftojmë. Është një moment i vështirë, një nga momentet më të vështira në historinë e Man Utd, duhet të jemi të sinqertë. Newcastle sot ishte më i mirë se ne, është e thjeshtë”, tha Ruben Amorim.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...