Alonso dhe Real Madridi ndajnë rrugët

18:23 | 12 Janar 2026
D.H

Xabi Alonso nuk do të jetë më trajner i Real Madridit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Real Madridi në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.

“Real Madrid C.F. njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur t’i jepet fund etapës së tij si trajner i ekipit të parë.”

“Xabi Alonso do ta ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe në çdo moment ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

“Klubi ynë e falënderon Xabi Alonson dhe gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u uron shumë suksese në këtë etapë të re të jetës së tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.

Aventura e Xabi Alonsos në krye të Real Madridit zgjati vetëm 209 ditë.

Deri tek ky vendim pati shumë arsye, dhe kulmi ishte humbja e mbrëmshme në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale