Al-Hilal ka shkaktuar befasinë më të madhe deri më tani në Kupën e Botës për Klube, duke e mposhtur ish-kampionin e Evropës, Manchester City.
Sauditët fituan me rezultat 4-3 pas vazhdimeve, shkruan Arbresh.info.
Ndeshjen e nisi më mirë për “citiziens”, pasi kaluan në avantazh pas nëntë minutash, dhe e mbyllën me këtë epërsi pjesën e parë.
Mirëpo Al-Hilal, tregoi fytyrë tjetër në pjesën e dytë, ku e riktheu ndeshjen. Marcos Leonardo me të filluar etapa e dytë barazoi rezultatin. Kurse, Malcom gjashtë minuta më vonë i dha epërsinë e parë skuadrës së Inzaghit.
Nuk vonoi shumë dhe Erling Haaaland barazoi shifrat në 2-2 në mintuën e 55-të. Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat.
Edhe në vazhdime golat nuk munguan, me sauditët që kaluan edhe një herë tjetër në avantazh pas golit të Koulibalyt në minutën e 94-të.
Dhjetë minuta më vonë i inkuadruari në lojë, Phil Foden barazoi pas një asistim nga Rayan Cherki.
Por në skenë u shfaq edhe një herë Marcos Leonardo i cili e kaloi në avantazh sërish skuadrën e tij në 4-3, pas 112 minutave të luajtura.
Deri në fund të vazhdimeve gola tjerë nuk pati dhe Al-Hilal arriti ta eliminon Man Cityn dhe të kualifikohet në çerekfinale.
Në rrethin e tetë më të mirëve, skuadra e Inzaghit do të përballet me Fluminensen e cila eliminoi befasisht Interin./Arbresh.info
BEST CLUB IN THE WORLD. 💙 pic.twitter.com/Sl1YL1RGLN
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 1, 2025
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin