Ajaxi ka vendosur një rekord të ri si klubi i parë që mposhtë Real Madridin dhe Juventusin gjatë një sezoni të njëjtë evropian.
Gjiganti holandez siguroi fitore në Bernabeu me rezultat 4 me 1 duke eliminuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve edhe pse ishte mposhtur 2 me 1 në shtëpi, transmeton portali arbresh.info.
Pas barazimit 1 me 1 në Amsterdam në takimin e parë të çerekfinales së tyre, Ajaxi fitoi 2 me 1 në stadiumin Allianz.
Kjo ishte fitorja e tyre e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve në ndeshjet si mysafirë, rekordi më i mirë i tyre që nga nëntori i vitit 1995 dhe marsi i vitit 1997 kur kanë arritur shtatë.
Megjithatë, Juventusi tani ka humbur tri ndeshje në gjashtë takimet e tyre të fundit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...