Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit, të katërtën në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.
Dardanët do të jenë nikoqirë të Holandës të premten më 3 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kosova deri më tani ka tri humbje, por ende ka gjasa për të kaluar t’u kualifikuar, pra gjasat matematikisht ekzistojnë ende.
Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë Dardanët.
Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për Agon Ramadanin si përzgjedhës dhe Getart Hysenin si ndihmës, dhe tani ata kanë publikuar listën për këtë përballje.
Në listë nuk mungojnë emrat e yjeve të njohur si Ramadan Alaj, Mërgim Dervishaj, Endrit Hajdini, Bajram Ramadani, Shefki Kameri dhe Drilon Haxhijaj.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...